Rend dhe Ligj

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxhën.

Sipas KPK, Hoxha ka rezultuar e pastër në të tria shtyllat, si integriteti moral, profesional dhe pasuror.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha, është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit në Shkodër, më pas në Gjykatën Ushtarake të Apelit në Tiranë, dhe pas shkrirjes së kësaj të fundit tek Apeli i Tiranës.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së Gjykatës Ushtarake në vitin 2009.

Ndaj saj ka pasur 33 denoncime gjatë gjithë kohës kur ajo ka kryer profesionin si gjyqtare por këto nuk kanë qenë probleme apo indicie që të rezultonte jo e pastër dhe KPK ta penalizonte për të mos vijuar detyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë