Lajme

Konfirmohet në detyrë gjyqtari Artur Malaj

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë,  Artur Malaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar në detyrë. Ai doli para trupës gjykuese javën e kaluar.

 Sipas raportit të ILDKPI, Malaj kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk kishte fshehur pasurinë. KPK ka kryer një hetim të thelluar, pavarësisht raportit dhe ka konstatuar që ka bërë deklarim të saktë.

Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli kundër DSIK për Malaj. DSIK e konsideronte të papërshtatshëm Malaj për të vijuar ushtrimin e detyrës, pasi ishin zbuluar lidhje të tij me elemente kriminalë.

Gjyqtari Malaj kandidon për postin e inspektorit të lartë të Drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë