Ka ndodhur

Konfirmohet në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.

Prokurorja Bejko të premten u njoh me gjetjet e KPK për rivlerësimin kalimtar ku u konstatuan disa pasaktësi dhe mospërputhje për likuiditetet dhe burimin e disa pasurive.

Nga ana tjetër ajo është vlerësuar pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin e treguar në detyrë si prokurore dhe këtë të hënë është konfirmuar në detyrë nga KPK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë