Sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Komisioni i Pavarur i Kualifimit e ka konfirmuar në detyrë.
Në seancën dëgjimore gjyqtari i Gjykatës së Lartë u deklarua i pastër në justifikimin e pasurisë, në pastërtinë e figurës si dhe në aftësitë profesionale.
Ardian Dvorani është diplomuar në vitin 1998 në Tiranë dhe ka punuar si prokuror në Shkodër në vitet e fundit të komunizmit. Nga viti 1991 ai ka punuar si drejtor në kompaninë INSIG sh.a, (në atë kohë nën pronësi publike) si dhe si avokat mes viteve 1994 dhe 1998.
Ai ka punuar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Ministrave në periudhën mars 1998- shtator 1999, sipas CV-së zyrtare, periudhë që përkon me qeverisjen e ish-kryeministrave Fatos Nano dhe Pandeli Majko. Ai ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë deri në shkurt 2015, kur u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Alfred Moisiu.
Emri i Dvoranit u fut në proces vettingu si pjesë e të ashtuquajturës “listë prioritare” për shkak të postit që mban si gjykatës i lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.