Shendet

Konfirmohen zyrtarisht BA4 dhe BA5 në Shqipëri

Konfirmohet zyrtarisht prezenca në Shqipëri e nënvarianteve të Omicron BA4 dhe BA5. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se në 83 % të rasteve të Covid janë BA5, nënvarianti i Omicron i cili është me një klinikë të lehtë.

“Ne konfirmojmë prezencën e BA4 dhe BA5 në vend. Ne dërguam një kampion prej 230 mostrash pranë laboratorit të Gjermanisë dhe nga totali kemi një predominim prej 83% të BA5 dhe një përqindje prej 4 % të BA4. Kemi bashkëqarkullim te BA2, BA4, BA5, por mbizotëron BA5”, ka deklaruar Tomini.

E pyetur për situatën e Covid në vend, dhe pritshmëritë për vjeshtën, Tomini tha se shtatori dhe tetori do të sjellin grumbullimet dhe vjeshta do të sjellë prezencë të Covid si dhe mund të sjellë edhe variante të reja që mund të qarkullojnë bashkë me gripin.

“Prezenca e Covid, nuk flasim deri në Shtator por edhe në vijimësi, do jetë si sëmundjet e tjera respiratore dhe hapin e radhës e ka në endemi, gjasat janë që do të kthehet si sëmundjet e tjera bashkëqarkulluese”, ka thënë Tomini për mediat.

Megjithatë përballë rrezikut për shfaqjen mutacioneve të tjera, ekspertët rekomandojnë të mos ndalohet vaksinimi antiCovid, sidomos për grupet e riskuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë