Mëngjesin e sotëm u morën tre vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Është konfirmuar në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj si dhe Brunilda Kadi e Gjykatës së Tiranës.
Gjyqtari Dritan Hallunaj doli para trupës gjykuese ditën e djeshme. Në raportin e ILDKPI-së, rezultonte se deklarimi i pasurive të gjyqtarit Hallunaj ishte i saktë dhe nuk kishte konflikt interesi.
Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.
Ndërsa gjyqtarja Brunilda Kadi doli para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ditën e hënë. Pas verifikimit të thelluar nga KPK në të tria shtyllat, gjyqtarja Kadi doli e pastër, pa fshehje pasurie apo deklarim të rremë.
DSIK nga ana tjetër, specifikoi gjithashtu se Kadi ishte e përshtatshme për detyrën.
Gjithashtu KPK konfirmon në detyrë edhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.
Muçi është shprehur se ka qenë një proces korrekt, emocionues dhe i vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.