Biznes

Konfindustria: Ndërhyrja e BSH në kursin e këmbimit do sjellë humbje. Duhet paketë nga qeveria

Nga Gazeta ‘SI’ - Konfederata e Industrive të Shqipërisë, Konfindustria ka sugjeruar një paketë të jashtëzakonshme financiare nga qeveria që të ndihmojë bizneset e prekura nga rënia e euros.

“Përfundimi i mësipërm vjen duke pasur parasysh mënyrën e sotme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik dhe financiar kombëtar, si dhe varësinë e fortë të tij në natyrën në masë të madhe informale të flukseve valutore të huaja. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të përballuar zhvlerësimin e fortë të Euros kundrejt Lekut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare", vlerëson Konfindustria.

LEXO EDHE:
- Sejko takim me eksportuesit: Forcimi i lekut tregon përmirësimin e ekonomisë. Nuk ju ka dëmtuar
- Zhvlerësimi i euros, Sejko: Fenomen normal, nuk ka sjellje spekulative

Në harkun e një viti financiar 2022-2023, monedha euro është zhvleftësuar në mbi 9% kundrejt lekut duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare.

"Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milionë euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i lekut. Grupet e bizneseve importuese janë përfituesit kryesorë të dobësimit të tejskajshëm të sforcuar të euros kundrejt lekut”, thuhet në njoftim.

Konfindustria kërkon që ndërhyrja për mbrojtjen e industrive dhe prodhimit vendor, sidomos të eksporteve, duhet të kryhet nëpërmjet një pakete të ndërthurur ndihme financiare të drejtpërdrejtë për kategoritë më të prekura si dhe masa fiskale për uljen e kostove. Masat fiskale ndihmëse mund të fillojnë nga ulja e taksave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të karburantit, të sigurimeve shoqërore, etj.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja nga ekzekutivi, me paketë të ndërthurur financiare dhe fiskale, duhet të jetë sa më e shpejtë në kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë