WSJ-Gjigandi i mediave sociale u ka kërkuar bankave të mëdha amerikane për të ndarë me të informacion të detajuar financiar për klientët e tyre, duke përfshirë transaksionet me kartë dhe bilancet e llogarive, si pjesë e një përpjekjeje për të ofruar shërbime të reja për përdoruesit.
Facebook dëshiron të ktheht në një platformë ku njerëzit blejnë dhe shesin mallra dhe shërbime, përveçse të lidhen me miqtë e tyre. Kompania gjatë vitit të kaluar ka kërkuar nga JPMorgan Chase JPM 0.03% & Co, Wells Fargo ËFC 0.10% & Co., Citigroup Inc. C 0.01% dhe US Bancorp USB 0.04% të diskutojë ofertat potenciale që mund të presë për klientët e bankës në Facebook Messenger , janë shprehur disa persona që janë në dijeni të kësaj çështjeje.
Sipas të njëjtave burime, Facebook është shprehur për një mekanizëm që do t'u tregojë përdoruesve që do tu mundësojë atyre shfaqjen e balancës së llogarisë rrjedhëse. Gjithashtu ka vënë alarmin kundër mashtrimit.
Privatësia e të dhënave është një pikë kritike ndër bisedat e bankave me Facebook, janë shprehur personat pranë çështjes. Bisedimet po zhvillohen ndërkohë që Facebook është ende nën hetime të ndryshme mbi lidhjet e tij me kompaninë Cambridge Analytica, e cila ka aksesuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre.
Një bankë e madhe amerikane ka hequr dorë nga kompromisi për shkak të çështjeve të privatësisë.
Facebook u ka thënë bankave se informacioni shtesë i klientit mund të përdoret për të ofruar shërbime që mund t'i tërheqin përdoruesit të kalojnë më shumë kohë në Messenger, është shprehur një burim prezent gjatë diskutimeve. Kompania po përpiqet të thellojë angazhimin e përdoruesve: Investitorët humbën më shumë se 120 miliardë dollarë nga vlera e tregut në një ditë muajin e kaluar pasi thanë se rritja e kompanisë po fillon të ngadalësohet.
Facebook ka garantuar bankat se nuk do të përdor të dhënat e tyre për qëllime ad-targeting ose ti ndajë ato me palët e treta.
"Ne nuk i përdorim të dhënat e transaksioneve nga bankat apo kompanitë që ofrojnë kartat e kreditit për reklama," tha zëdhënësja Elisabeth Diana. "Ne gjithashtu nuk kemi marrëdhënie të veçanta, partneritete apo kontrata me bankat apo kompanitë e kartelave të kreditit për të përdorur të dhënat e blerjeve të klientëve të tyre për reklama."
Prej këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën ndjeshëm, rreth 3.5% rreth mesditës, duke shënuar fitimin më të madh që nga rënia historike e muajit të kaluar.
Bankat përballen me presion të vazhdueshëm për të ndërtuar marrëdhënie me platforma të tilla të mëdha online, të cilat arrijnë miliarda përdorues dhe nxisin një pjesë të rritjes së biznesit. Ato gjithashtu po përpiqen të arrijnë më shumë përdorues në mënyrë digjitale. Shumë përpiqen të fitojnë klientë përmes pagesave me celularë.
Megjithatë, bankat janë në mëdyshje për të dhënë shumë kontroll ndaj platformave të palëve të treta si Facebook. Ato preferojnë të mbajnë klientët në faqet e internetit dhe në aplikacionet e tyre.
Si pjesë e marrëveshjeve të propozuara, Facebook u kërkoi bankave informacion rreth asaj se ku përdoruesit e tij po blejnë me kartat e debitit dhe të kreditit jashtë blerjeve që bëjnë duke përdorur Facebook Messenger. Sipas drejtuesit operativ Sandberg, Messenger ka rreth 1.3 miliardë përdorues aktivë mujor.
Google Inc. dhe Inc Amazon Inc. kanë kërkuar nga bankat që të ndajnë të dhëna nëse ata bashkohen me ta, në mënyrë që të ofrojnë shërbime bazë bankare për aplikacione të tilla si Google Assistant dhe Alexa.
Ashtu si shumë kompani online, edhe ne në mënyrë rutinore flasim me institucionet financiare për mënyrën se si mund të përmirësohen përvojat e tregtisë mes njerëzve, si mundësimi i shërbimit më të mirë të klientëve", tha zonja Diana. "Një pjesë thelbësore e këtyre përpjekjeve është mbajtja e informacionit të njerëzve të sigurt ".
Facebook ka marrë një linjë më të vështirë publike për privatësinë që nga shpërthimi i skandalit Cambridge Analytica. Një ekip i privatësisë së produkteve ka njoftuar veçori të reja të tilla si "historia e qartë", e cila do t'i lejonte përdoruesit të parandalonin shërbimin nga mbledhja e detajeve të tyre të lundrimit në Facebook. Po ashtu, po bën përpjekje për të njoftuar përdoruesit ndaj parametrave të tij të privatësisë.
Kjo nuk ka ngritur shqetësime rreth praktikave të privatësisë së Facebook. Drejtuesit e bankave janë të shqetësuar për gjerësinë e informacionit që kërkohet, edhe nëse kjo do të thotë të mos jetë i disponueshëm në platforma të caktuara që përdorin klientët e tyre. Konsumatorët e bankave do të duhet të zgjedhin shërbimet e propozuara të Facebook, tha kompania në një deklaratë të hënën.
JPMorgan nuk do " të ndajë të dhënat” e transaksioneve të klientëve jashtë platformës me rrjete të tilla sociale dhe i ka thënë jo propozimit të Facebook për disa gjëra", tha zëdhënësja Trish Wexler.
Bankat e shohin tregtinë e përmes telefonisë së lëvizshme si një nga mundësitë e tyre më të mëdha, por ende vazhdojnë të qëndrojnë prapa firmave të teknologjisë si PayPal Holdings Inc. PYPL 0.68% dhe Sqaure Inc. Konsumatorët kanë lëvizur ngadalë gjithashtu; shumë amerikanë ende preferojnë të përdorin kartat e tyre, së bashku me paratë.
Në një përpjekje për të konkurruar me Venmo të PayPal-it, një grup bankash të mëdha vitin e kaluar lidhën aplikacionet e tyre me smartfon në rrjetin e transferimit të parave Zelle. Rezultatet janë të përziera deri tani: Ndërsa përdorimi është rritur, shumë banka ende nuk janë në platformë.
Në vitet e fundit, Facebook është përpjekur të transformojë Messengerin në një qendër për shërbimin dhe tregtinë e klientëve, në përputhje me një trend më të gjerë mes shërbimeve të mesazheve të lëvizshme.
Një partneritet me American Express Co. AXP 0.13% i lejon përdoruesit e Facebook të kontaktojnë përfaqësuesit e kompanisë së kartës. Vitin e kaluar, Facebook fitoi një marrëveshje me PayPal që lejon përdoruesit të dërgojnë para përmes Messenger. Mastercard Inc. MA 0.17% mbajtësit e kartave mund të bëjnë porosi online me tregtarët e caktuar përmes Messenger duke përdorur portofolin digjital Masterpass të kompanisë së kartës. (Një zëdhënës i Mastercard tha se Facebook nuk e sheh informacionin e kartës.) * Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.