Njerez

Kompozitori i njohur, Limoz Dizdari del nga intubimi

foto e kompozitorit

Nga Gazeta Si - Kompozitori i njohur, Limoz Dizdari, ka dalë nga intubimi që gjendej prej ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila mëngjesin e sotëm e ka vizituar kompozitorin Dizdari.

Ndër të tjera, Manastirliu ka vlerësuar punën e  mjekëve, të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falënderuese, isha e bindur që do t’ia dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ia dalë”, shprehet Manastirliu.

Ministrja Manastirliu në spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer në kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur. 

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë, por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë