Treg

Kompanitë kineze digjitale rekrutojnë të papunët nga koronavirusi

Qeveria kineze ka kthyer në prioritet ruajtjen e vendeve të punës pas shpërthimit të koronavirusit i cili ka dëmtuar rëndë bizneset dhe po trondit në tërësi ekonominë e dytë më të madhe në botë. Tani disa nga kompanitë më të njohura në Kinë po marrin punëtorë të prekur nga virusi për ti ndihmuar në zbutjen e goditjes.

JD.com (JD), një prej firmave të e-commerce më të mëdha në Kinë, ka premtuar të çelë më shumë se 20 mijë vende të reja pune. Ajo po rekruton magazinierë, postierë dhe shoferë.
Punët janë menduar të “minimizojnë impaktin e epidemisë në punësim më afatshkurtër,” është shprehur JD.com në një njoftim për shtyp, duke shtuar se dëshiron “të mbështesë punësimin e qëndrueshëm.” Kompania ka deklaruar se disa vende pune do të jenë të përkohshme.

Dada Group, një ofrues lokal shërbimesh nga JD, do të krijojë 15,000 pozicione pune shtesë.
Zinxhiri i supermarketeve të JD.com, 7FRESH, gjithashtu do të punëosjë edhe punonjësit e restoranteve, hoteleve, kinemave dhe dyqaneve me pakicë “që janë mbyllur përkohësisht për shkak të koronavirusit”, tha kompania në një deklaratë.

Këta punonjës do të jenë për pozicionepune për një periudhë të caktuar kohe, përfshirë nëpunësit e dyqaneve, asistentët e paketimit dhe korrierët e shpërndarjes, sipas kompanisë.
Kompania “Alibaba” ka deklaruar një plan të ngjashëm këtë javë. Të hënën, kompania ka prezantuar një skemë për punët që do tu japë mundësinë atyre që punojnënë turizëm, teatro, e biznese të tjera të gjejnë punë të përkohshme në kompani.

Ai nuk pranoi të ndante një vlerësim se sa punëtorë do të ishin të kualifikuar.

Disa punëtorë tashmë kanë gjetur punë përmes këtyre nismave. JD.com tha të mërkurën se njësia e saj e logjistikës ka marrë të paktën 700 punonjës nga më shumë se 10 kompani, duke shtuar se firma po vazhdon të punojë me partnerë, agjensi personeli dhe restorante për të rekrutuar më shumë njerëz në mijëra qytete.

Një nga sektorët e kompanisë, JD Daojia – një shërbim i njohur online që jep sende ushqimore dhe produkte të freskëta për supermarkete si Ëalmart (ËMT) dhe Aldi – do të rekrutojë rreth 5,000 punëtorë për të ndihmuar në paketimin e porosive.

Masat e reja ndihmojnë në adresimin e dy sfidave në të njëjtën kohë. Blerjet në internet janë rritur pasi dhjetëra miliona njerëz qëndrojnë në karantinë në shtëpi, dhe Presidenti Kinez Xi Jinping u ka kërkuar kompanive në Kinë të punojnë për zgjerimin e konsumit dighital.

“‘Është përgjegjësi e JD të punojë me partnerë dhe t’i ndihmojë ata dhe punonjësit e tyre të kalojnë këtë periudhë delikate,” tha Chunhua Cao, i cili udhëheq burimet njerëzore në 7FRESH, të JD.com.

Përhapja e koronavirusit ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz dhe ka infektuar të paktën 45,000, kryesisht në territorin e Kinës.

Më shumë se dhjetë qytete janë vënë nën karantinë në fund të janarit për të mbajtur nën fre koronavirusin, por qeveria është e shqetësuar për bizneset që mund të qëndrojnë mbyllur për gjatë. Ekonomia e Kinës është tashmë në telashe, dhe analistët shqetësohen se virusi mund të peshojë rëndë në rritjen ekonomike të këtij tremujori, po ashtu mund të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike globale.

Xi është shprehur të hënën se qeveria do të fokusohet në stabizlimin e aktivitetit të biznesit dhe parandalimin e pushimeve masive nga puna.

Më parë qeveria ka deklaruar se do të duhej të krijonte 11 milion vende të reja pune për të mbajtur nivelin e punësimit në objektiv.

Ky vit është veçanërisht i rëndësishëm sepse shenjon konkluzionin e planit ët 13-të Pesë-Vjeçar, gjatë të cilit kishte premtuar të krijonte një “shoqëri modestish të zhvilluar” dhe ti jepte fund varfërisë.

Përfaqësuesit e lartë të Byrosë Politike të Partisë Komuniste Politburo (shtatë njerëzit më të fuqishëm në Kinë), thanë muajin e kaluar që përpjekjet nuk duhet të ndalen që qëllimet të arrihen në 2020-n. /CNN

Më Shumë