Lajme

Kompania e teknologjisë hap dyert e punësimit për personat me autizëm

"Autizmi nuk është një gabim i sistemit, është një sistem operativ i ndryshëm” kjo është motoja e Auticon, një ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të teknologjisë informative e themeluar në Gjermani në vitin 2011 dhe tani është aktiv edhe në Itali me një ekip prej tetë personash. Kompania Auticon ofron konsulencë në sektorin e IT për kompanitë e mesme e të mëdha dhe punëson njerëz në spektrin e autizmit si konsulentë. Një ndër themluesit e saj është Richard Branson, i cili është një biznesmen anglez, investitor, autor dhe filantrop. Ai themeloi Grupin Virgin, i cili kontrollon më shumë se 400 kompani.


“Dihet prej kohësh se personat autik kanë të zhvilluara aftësi unike që i bëjnë të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve komplekse, sidomos në fushat teknologjike dhe shkencore”, tha Alberto Balestrazzi, shefi ekzekutiv i Auticon Italia.

Në të njëjtën kohë, perceptimet e tyre të ndryshme shqisore dhe aftësitë ndërpersonale shpesh i pengojnë ata të gjejnë punë të përshtatshme për aftësitë e tyre ose ta gjejnë atë tërësisht. Misioni i Auticon, shpjegon Balestrazzi, është të punësojë këta njerëz pas vlerësimeve të duhura të aftësive njohëse dhe një periudhe përgatitjesh për t'u përballur me mjedisin e punës në terma relacionale, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim profesional në një kontekst të përshtatshëm me gjendjen e tyre. Në të njëjtën kohë, kompania lejon klientët e saj të lidhen me këto talentë.

Auticon - shpjegon Balestrazzi - përdor metodën e trajnimit për punën, psikologët klinikë dhe edukatorëve të specializuar në autizëm, të cilët vazhdimisht ndjekin rrugën profesionale të konsulentëve dhe ndërmjetësojnë me klientin predisponimin e një ambienti të përshtatshëm dhe të favorshëm". Kujdes ndaj detajeve, qasje sistematike në punë, arsyetimi logjik, njohja e modelit, zbulimi i gabimeve dhe përqendrimi i vazhdueshëm janë vetëm disa nga karakteristikat e lindura të njerëzve autikë. Kontributi i tyre është veçanërisht i rëndësishëm në aktivitete të tilla si shërbimet e të dhënave dhe inteligjenca e biznesit, testimi, cilësia e softuerit, siguria kibernetike.

Që nga viti 2013 kompania ka hyrë në një rrugë të zgjerimit ndërkombëtar, kjo ka bërë që ajo të hapë disa degë në 7 vende të ndryshme, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Zvicër dhe tani Itali, për një total prej 14 zyrave dhe mbi 200 të punësuar. "Duke punuar me njerëz me autizëm është para së gjithash një vendim që na bën të ndjehemi më mirë si njerëz - përfundon Balestrazzi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë