Gazeta Si - Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Sipas Bashës, ky është një paralajmërim për çdo agresor në Europë apo kudo tjetër që përpiqet të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e qëllim pushtim territoresh.
“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe mbrojtësit të Ukrainës, por është një paralajmërim për cdo agresor tjetër, në Evropë dhe gjetkë, e në veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo për të imponuar me forcë synimet e veta politike do të përballet me të njëjtat masa”, tha Basha në videomesazhin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.