Futboll

Komiteti i FSHF-së miraton kampionatin U-21 nga sezoni i ardhshëm

Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës dhe ka marrë disa vendime, ku më i rëndësishmi është ai i fillimit të kampionatit të 21-vjeçarëve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kështu, çdo skuadër do të ketë edhe Shpresën e saj në aktivitet, ku lojtarët e rinj do të kenë më shumë hapësira aktivizimi. Po ashtu, do të krijohet edhe kampionati i 13-vjeçarëve dhe futbolli 5X5.

Njoftimi zyrtar i FSHF-së
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Në drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamentet e ndryshme në FSHF. Janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF-së dhe strategjia e futbollit të femrave e përgatitur nga sektori përkatës, pas konsultimeve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF-së, futbolli 5×5, për të cilin federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz. Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21, si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë