Shendet

Komisioni i Shëndetësisë e miraton në parim: Oksidi i azotit futet në listën lëndëve të ndaluara psikotrope

Nga Gazeta Si - Komisioni i Shëndetësisë i ka hapur rrugën ndryshimeve ligjore që oksidi i azotit të futet në listën e lëndëve të ndaluara psikotrope. Shëndetësia ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope".

Me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit, i cili po përdoret gjerësisht nga të rinjtë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”. Me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, një fenomen shqetësues që është përhapur së fundmi sidomos tek të rinjtë. 

“Të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope si një lëndë e dëmshme për shëndetin atyre që e përdorin dhe shëndetin e shoqërisë sonë. Policia e Shtetit më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit. Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi. Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja  e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë