Komisioneri publik ka ankimuar vendimin në KPA për gjyqtaren e Tiranës, Alma Bratin.
Sipas Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për Bratin nuk është i plotë. Faktet për rikonfirmimin në detyrë nuk janë të mjaftueshme.
Alma Brati, gjyqtare e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, është konfirmuar në detyrë më datë 5 korrik. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vlerësuan pozitivisht tre komponentët, atë të pasurisë, aftësitë profesionale dhe ato morale për Bratin.
Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk kishte fshehur pasurinë, dhe nuk ishte në konflikt interesi. KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, çka përkonte me raportin e ILDKPKI-së.
Alma Brati është kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.