Rend dhe Ligj

Vettingu- "Komandanti i Gardës ka gënjyer për pasurinë"

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramos Sako është përballur ditën e sotme me vettingun.

Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku.

Mësohet se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në seancën dëgjimore për komandantin e Gardës tha se subjekti ka probleme me pasurinë.

Sipas KVJ, Gramos Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme.

KJV ka argumentuar se subjekti ka shlyer një kredi prej 3 mln lekësh në 3 vite pa argumentuar burimin e të ardhurave. Ka shitur fiktivisht një makinë “Toyota” 15 mijë euro dhe nuk ka deklaruar saktë blerjen e një apartamenti. Po ashtu ka pasur parregullsi në deklarimin e klinikës dentare ku punon bashkëshortja si edhe të ardhurat e përfituara prej saj. Subjekti në kundërshtim me ligjin ka qenë pronar i një bar kafe.

Në pastërtinë e figurës rezulton me probleme pasi ka punësuar dhe favorizuar mbesën si juriste në Gardën e Republikës. Për sa i përket formimit profesional është pa probleme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë