Rend dhe Ligj

Kokainë, shotgun e pistoleta, arrestohet 45-vjeçari te “Fresku”

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar në zonën e Freskut, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe kokainë.

Për neutralizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar edhe Forcat “Shqiponja”, të cilat i kanë sekuestruar 45-vjeçarit dy pistoleta, një shotgun dhe kokainë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Adnad Gaxheri, banues në Tiranë.  

Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, 45-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/254823588909267/?__xts__[0]=68.ARAPK0N5hjOlG6ZrvtGsm0FstZmd-rWw-0EeOdN6CwkoX4XgM7vqZscmy1d0asGTxSPuDefDTJRhQgBblO3LUbkAJzFnwsgc32z3qPSo8BePVPDxmJf-0GewdqUdf5_xwYcBMnbugHgY9imN8SWnTmQGaisWkgeroGdyuRuyS_6xXc_VhxZkY6xy5nb5mfwF-RFM_b-lleanABRFJgIm6ivAvXm-2qiXSHVOEz3j2k7UsQMp8Qez-nPWpSz2mNuvHOg4LWv154ZCTF0dFptlvNUhITSnLSloAxxFGkG9xRufVDupxBZyYMSMVTkqOHDcBvFPh5XCItYTfpLEHUTISHxOb6dpdU_LEA00hqhf&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë