Ka ndodhur

Kokainë në Portin e Durrësit për herë të dytë në kontejnerët e së njëjtës kompani

Gjatë ditës së 23 korriku, Policia Kufitare në Portin e Durrësit sekuestroi 6.5 kg lëndë narkotikë kokainë . Kokaina ishte e ndarë në 10 kontenierë të ndryshëm që i përkisnin kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar një javë më parë 11kg e 675gr lëndë narkotike kokainë në kontejnerët e të njëjtës kompani.

Droga u sekuestrua në vijim të operacionit “Rada” nga Task forca që vepron në Portin e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë