Ka ndodhur

Kokainë e kanabis në lokal, arrestohen 5 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të moshës 33 vjeç deri në 37 vjeç në një lokal në Tiranë i konstatuar i hapur edhe pas fashës orare të lejuar.

Policia thotë se ndërsa ka shkuar për kontroll, pasi nuk zbatoheshin masat antiCovid e shkelje orari i kufizimit, zbuloi se lokali në fjalë ishte kthyer në një çerdhe ku konsumohej kokainë dhe hashash.

Mes 5 të arrestuarve ishte edhe administratori i lokalit që ishte përshtatur për përdorim droge, Margen Islami.

“Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi M. I., 36 vjeç, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përshtatja e lokalit për përdorim droge’, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga Margen Islami u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë