Lajme

Kokainë dhe prostitucion, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi e kishte kthyer lokalin e tij në një vatër prostitucioni dhe kokaine.
Në pranga ka rënë pronari i lokalit, shtetasi me inicialet I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.
Siç njofton policia, për pronarin e lokalit disponohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.
Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës narkotike, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.
Po ashtu në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qendër pritëse për viktimat e trafikimit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë