Ka ndodhur

“Koka” e trafikut të kokainës Gjermani-Zvicër, lihet në burg zjarrfikësi

Zjarrfikësi i Bashkisë së Tiranës, i akuzuar si drejtuesi dhe rekrutuesi i personave që transportonin kokainë në Gjermani dhe Zvicër, është lënë në burg.

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 35-vjeçarin, Ndriçim Harka, i cili u arrestua 3 ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Grupi i trafikut të drogës ishte aktiv që në vitin 2015 dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren të aktivitetit kriminal.

Kundrejt pagesave nga 1 mijë deri në 3500 euro, ata paguanin korrierët, ndërsa pak kohë më parë u është sekuestruar 3 kg kokainë në kufirin e Zvicrës.

Pikërisht te kapja e kësaj ngarkesë rezulton se korrieri ka një numër të lartë telefonatash me bosin shqiptar, që u identifikua nga numri i telefonit dorëzuar në aplikimin e kartës biometrike.

Në kërkim është shpallur edhe kunati i tij, Etmond Merja, i cili akuzohet se ishte organizator i trafikut të kokainës së bashku me Harkën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë