Keshilla

Koha kur duhet t’i konsumojmë frutat

Sa më shumë fruta të konsumojmë aq më të shëndetshëm jemi, kjo është diçka që të gjithë e dimë, por se kur duhen konsumuar frutat, e dini?

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është mëngjesi i herët. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Mirë është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Kjo ndodh për shkak se frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë