Treg

“Kodi Libra” monedha virtuale në treg me firmën e Mark Zuckerberg

Emra të mëdhenj të financës dhe të tregtisë elektronike bëhen partnerë të hedhjes në treg të monedhës virtuale të firmosur nga Facebook. Mbreti i rrjeteve sociale ka prej kohësh që punon dhe në diskrecion të madh madje, për të prezantuar versionin e vet të “bitcoin”, një sekret i cili muajin e kaluar u zbulua pjesërisht kur rrodhi informacioni që Facebook do të përpiqet të mbledhë një milliard $ për ngritjen e sistemit.

Tashmë, në vigjilje të lajmit të shumëpritur javën e ardhshme, del se gjigandi Mark Zuckerberg ka nënshkruar kohë më parë edhe marrëveshje për ta bërë realitet ëndrrën e tij: ai ka rekrutuar mbi një dyzinë partnerësh kryesorë, nga Visa dhe Mastercard në PayPal dhe Uber, për aventurën e tij. Ndër "partnerët" më të mëdhenj, ekziston edhe faqja e rezervimit Booking site, kompania e specializuar në teknologjitë financiare Stripe dhe argjentinasja Mercado Libre. Secili duhet të investojë rreth 10 milionë dollarë në monedhën e re, në një projekt i quajtur Kodi Libra.

Strategjia kundër luhatshmërisë

Konsorciumi i lindur do të qeverisë monedhën e re dixhitale, të financuar me investime fillestare. Facebook parashikon të lidhë monedhën e re me një shportë monedhash ndërkombëtare tradicionale, me qëllim që të garantojë një stabilitet të pashembullt në krahasim me projektet e tjera më spekulative dhe në veçanti duke shmangur episodet e paqëndrueshmërisë dramatike me të cilën janë mësuar investitorët e kriptomonedhave.

Bitcoin, i konceptuar në vitin 2009, nga vlera e tij maksimale pranë 20 mijë dollarëve në vitin 2017, aktualisht shënon një vlerë prej rreth 8 mijë dollarë dhe së bashku me të, janë luhatur apo edhe larguar nga tregu edhe 4 mijë monedha virtuale.

Detajet e nismës së konceptuar nga Facebook janë zbuluar në orët e fundit nga Wall Street Journal. Rrjeti i partnerëve ende nuk është përmbyllur , prandaj mund të rezervojë surpriza të mëtejshme. Në planet e Zuckerberg, monedha e re mund të shkëmbehet mes përdoruesve dhe të përdoret për blerje në internet në përgjithësi dhe në Facebook në veçanti, duke demonstruar se si mbreti i rrjeteve sociale sot demonstron një diversifikim më të madh të protofolit të bizneseve të tij, gjithnjë e më shumë edhe në tregtinë elektronike. Kjo do të thotë që, Facebook parashikohet të jetë në gjendje të bëjë një hap të paprecedent në cilësinë e monedhave virtuale, një vend i rezervuar më parë për investitorët të gatshëm për të marrë rreziqe të mëdha në këtë biznes. Duke shfrytëzuar forcën e rrjetit të tij, qindra miliona përdorues në botë - 2.4 miliardë për të qenë të saktë - synon të transformojë monedhën e re dixhitale duke sjellë një formë të re të pagesave transnacionale, të përshtatshme për shitjen e produkteve dhe shërbimeve që tani për tani nuk ndodh me monedhat virtuale që kanë pushtuar tregun në këto vite.

Si do të funksionojë

Mekanizmat e funskionimit e të menaxhimit nuk janë qartësuar ende plotësisht mes partnerëve; janë zgjidhur verifikimet me autoritetet për rregullimin ligjor. E vetmja qartësi është se Facebook do të mbajë “bitcoin-in” e tij të ndarë nga biznesi fillestar, që do të thotë se nuk do ta kontrollojë në mënyrë direkte. Të njëjtin pozicion do të kenë edhe pjesëtarët e tjerë të konsorciumit të quajtur “Libra Association”.

Për aleatët mes të cilëve kolosët e kartave të kreditit, interesi për të qenë pjesë e këtij projekti është po aq i fortë sa për Facebook: për të mos u anashkaluar, por për tu bërë pjesë e formave të reja të pagesës. Rreziqet e qenësishme në lidhje me monedhat virtuale, të cilat bëhen kanale për pastrimin e parave dhe financimin e terroristëve, shqetësojnë edhe vetë disa prej partnerëve. Më shumë informacion duhet të mbërrijë javën e ardhshme me deklaratën nga Facebook dhe partnerët e tij të një dokumenti manifestues që paraqet platformën e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë