Politike

Kodi i ri, Rama: S’presim “Venecian”, opinioni i saj do adresohet pas 25 prillit

Pavarësisht thirrjes së përsëritur të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, se duhet pritur “Venecia” për Kodin e ri Zgjedhor, kryeministri Edi Rama tha shkurtimisht për mediat se, zgjedhjet janë afër dhe koha nuk pret.

Rama nënvizoi se e kishte sqaruar edhe komisionerin për këtë çështje, duke njoftuar se cilido të jetë opinioni i Venecias, ai do të jetë i vlefshëm për tu zbatuar vetëm pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“E kam sqaruar dhe komisionierin në një bisedë që kemi pasur që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet me 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim të përmirësojë Kodin Zgjedhor, por ka si qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces.

Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për tu adresuar çfarëdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti disa herë se nuk ka kohë dhe se kërkesa e Ilir Metës në këndvështrimin e tij është veçse një aventurë.

“Kjo është një përpjekje botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe të një lideri absolut të një partie të degraduar...”, shtoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë