Lajme

Koalicioni opozitar, Rama: Tjetër vetëvrasje politike

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar të PD-së me partitë aleate vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si djegien e mandateve, edhe koalicionin kundër zgjedhjeve, kreu i qeverisë e cilëson si një vetëvrasje politike.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kryeministri thekson humbësit nuk do e marrin peng vendin dhe se shqiptarët do të flasin me votë më 30 qershor.
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1120634924279709696

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë