Bota

Koalicioni i djathtë fiton zgjedhjet në Itali, kryeministrja e re Meloni: Një qeveri për të gjithë

Gazeta Si - Liderja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe pritet që shumë shpejt të shpallet kryeministrja e parë grua në vendin fqinj.

Rreth 63.95% e 51 milionë italianë të thirrur në votën e parakohshme të 25 shtatorit pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi, votuan e shumica e tyre kanë zgjedhur të votojnë djathtas.

Edhe pse ende nuk ka përfunduar votimi i të gjitha qëndrave të votimit, deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, qendra e djathtë italiane e koalicionit të përbërë nga partitë; Forza Italia, Lidhja, Fratelli D'Italia e Noi Moderati, kryeson me 4.18% të votës e Partia Fratelli D'Italia e Giorgia Melonit është forca e parë politike ën end me mbi 26% të votës së Italianëve.

Meloni pritet që të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas zgjedhjeve, Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të qeveriste për të gjithë dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.

“Italianët kanë dhënë një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga “Vëllezërit e Italisë, - tha ajo, teksa mbante një tabelë në duar ku shkruhet “Faleminderit Itali”.

Meloni theksoi se do “të qeverisë një vend pa ndarje dhe nuanca politike”, duke qenë një kryeministre “për të gjithë italianët”.

Ajo parashikohet të fitojë deri në 26 % të votave, bazuar në rezultatet e para.

Aleanca e krahut të djathtë të Melonit, e cila po ashtu përfshin qendrën e djathtët të ish-Kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi “Forca Italia”, tani duhet të ketë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të marrë pak kohë.

Poli i majtë me të dhënat e projektuara deri tani ka marrë 26.44% të votës, Lëvizja 5 Yje 15.13% e polit i tretë i përbërë nga Italia Viva e Matteo Renzit e Azione e Carlo Calenda me 7.8% të votës së italianëve

Pas Fratelli D'Italia , forca e dytë politike më e votuar në vend është Partia Demokratike, që me kutitët e numëruara deri tani ka marrë 19.4% të votës e pas saj Lëvizja 5 Yje me gati 16% të zgjehdjes së italianëve.

Koalicioni i Qëndrës së Djathtë ka marrë deri tani 141 vende në dhiomën e Senatit e mazhorancën e duhur për të qeverisur në automoni të plotë në legjislaturën e re italiane.

Ndërsa projeksionet për në dhomën e deputetëve janë akoma më të mira duke kapërcyer 43%.

Ajo c'ka vihet re në këto zgjedhje është një rënie e Partisë Lidhja e Matteo Salvinit që deri më tani ka marrë 9.2% të preferencës së italianëve e një rritje e Partisë Forza Italia e Silvio Berlusconit me mbi 8%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë