Politike

Koalicion me PS? Bylykbashi: Vetëm kompromis politik

Me Partinë Socialiste do të ketë kompromise politike, por jo koalicion pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Oerd Bylykbashi, i pyetur për strategjinë elektorale të PD-së, tha se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis politik me Ramën në rast nevoje.

“Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto më pas të kthehen në mandate. Ajo që ne po luftojmë është objektivi i madh që kemi, të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, tha ai

“Pas zgjedhjeve të 25 prillit, vijoi ai, përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti”.

“Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ndarjes së pushteteve, ligjeve, mirëqeverisjes dhe Kushtetutës.

...Do të bëjmë kompromis politik po qe e nevojshme por qeverisje me Edi Ramën jo”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë