Lajme

Knut Fleckenstein nuk fiton, mbetet jashtë Parlamentit Europian

Rezultatet përfundimtare zyrtare për zgjedhjet në Parlamentin Europian nuk kanë dalë ende, por ato paraprake sugjerojnë se Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE deri më tani, nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë eurodeputeti nga Hamburgu, zona ku kandidoi për të fituar një tjetër mandat 5-vjeçar si përfaqësues i SPD-së.

“Rezultatet e para të zgjedhjeve europiane është zhgënjyes për mua. Do të dëshiroja që të përfaqësojë Hamburgun në Bashkimin Europian edhe për pesë vjet, por siç duket nuk do të jetë kështu”, thotë eurodeputeti.

Fleckenstein falenderon mbështetësit e tij dhe aktivistët e SPD-së dhe kërkon prej tyre që të mos demoralizohen, por të dalin edhe më të fortë nga ky rezultat.

Fleckenstein akuzohet nga opozita shqiptare për qëndrime pro qeverisë, ndërkohë që për mazhorancën ai është një mik i Shqipërisë që ka mbështetur rrugëtimin e vendit tonë në drejtim të integrimit në BE.

https://www.facebook.com/KnutFleckenstein.MEP/videos/877918735902611/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë