Futboll

Klubet më të mira të botës/ Siti lider, një ekip afrikan zbret Interin nga podi

Gazeta Si – IFFHS (Instituti i statistikave) ka publikuar së fundi klasifikimin e klubeve më të mirë të botës, të përditësuar në fund të tetorit. Mbetet në krye të këtij klasifikimi Mançester Siti, lider prej tre muajsh radhazi. Në vend të dytë është Real Madrid.

Interi ka humbur një pozicion dhe ka zbritur në vend të 4-t të këtij klasifikimi special, me 241 pikë. Skuadra italiane është kaluar nga egjiptianët e Al Ahli, që kompletojnë podin. Ka një risi edhe sa i takon vendit të 5-të, që është zënë nga Palmeirasi. Juventusi mban vendin e 21-të. Roma qëndron para Barcelonës në vend të 13-të.

Ecuria e mirë e zikaltërve bën që ata të jenë skuadra më e mirë italiane në këtë renditje. Finalja e Championsit i ka dhënë Kristjan Asllanit me shokë një status të ri në nivelin ndërkombëtar. Edhe në renditjen e UEFA-s Interi mban vendin e 6-të, pas kualifikimit matematikor në 1/8-at e Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë