Futboll

Klubet e Serie A refuzojnë algoritmin e panjohur

Rifillon Kupa e Italisë, rinis kampionati: Pas dy javësh do të caktohet titulli i parë sezonal, por për Scudetto duhet pritur deri në fund të korrikut. Kupa, mes një polemike e një tjetre mbi datat e gjysmëfinaleve, vazhdon rrugëtimin, sepse në fund të fundit janë vetëm tre ndeshje: Më pak se një javë e gjithçka merr fund. Serie A, nga ana tjetër, është krejt tjetër gjë: janë disa skenarë, nga përfundimi i rregullt, tek playoff deri në “planin C”, algoritmi i shpallur dhe akoma i panjohur “gravinian”.

Por çfarë është? Kush e dëshiron? Përgjigja për këtë pyetje të dytë është e thjeshtë: praktikisht askush. Është e qartë se po flasim për hipotezën e fundit, ndaj dhe probabiliteti është i vogël dhe për më tepër nuk do të përdoret për të caktuar titullin kampion. Sipas asaj që bëhet e ditur, algoritmi pritet të bazohet në tre faktorë kryesorë: performanca në shtëpi dhe transfertë, numrin e ndeshjeve të luajtura dhe golat e shënuar. Kjo për të hartuar një klasifikim të pëlqyeshëm, që nuk do të përcaktojë  titullin: nëse nuk do të luhen ndeshjet e playoff, kampionati nuk do të ketë fitues.

Hipotezë që nuk i pëlqen askujt. Madje ka gjetur kundërshtinë e gati të gjithë klubeve: për arsye të ndryshime është një zgjidhje që askush nuk e dëshiron. Në këtë drejtim, fjalët e drejtorit teknik të Inter, Beppe Marotta janë të qarta: “Jemi absolutisht kundër çdo zgjidhje alternative që nuk është ajo për të përfunduar kampionatin ose kristalizuar klasifikimin” ka deklaruar ai për Gazzetta. “Algoritmi nuk është një zgjidhje: si mund të konsiderohet e “paparashikueshme” ajo që bazohet në futboll? Më mirë të vlerësojmë klasifikimin aktual”. Një algoritëm i panjohur që i frikëson të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë