Lajme

KLSH zbulon shkelje te Spitali i Traumës

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundon auditimin në Spitalin Universitar të Traumës. Ky auditim është shtrirë në periudhën kohore 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017. Në raport theksohet se ka disa shkelje që janë konstatuar.

KLSH deklaron se pajisjet që janë futur në spital në 2017 nuk janë marrë në dorëzim nga asnjë person dhe janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa faturë shitjeje.

Një tjetër shkelje që ka zbuluar KLSH lidhet me nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve me vlerë 49,854,683 lekë, por që nuk është mbajtur asnjë faturë, ndërsa nuk është gjetur as vendi ku janë groposur.

Ndërkohë shkelje janë konstatuar edhe për prokurimet dhe zënien e hapësirave në ambientet e Spitalit të Traumës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë