Para

KLSH: Institucionet shtetërore, 2.4 mld lekë dëm ekonomik në buxhet për 4 muaj

Nga Gazeta ‘SI’ - Në periudhën janar-prill 2023, institucionet shtetërore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 2.4 mld lekësh në buxhetin e shtetit.

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në 55 institucione tregon se dëmi ka ardhur nga parregullsitë.

Sipas KLSH, dëmi ekonomik vlerësohet në rreth 87.6 mln lekë, 98% e të cilit është në fushën e shpenzimeve. Ndërkaq, vlera më e madhe i takon menaxhimit joefektiv të fondeve, me rreth 2.3 mld lekë. Rreth 66% e kësaj vlere është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa rreth 34% në fushën e shpenzimeve. Tenderët dhe zbatimi i punimeve zënë rreth 99% të menaxhimit jo efektiv në fushën e shpenzimeve.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, AKSHI, ministritë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe për Rininë dhe Fëmijët, ujësjellësit e Tiranës dhe Durrsit apo bashkitë e Belshit, Kamzës, Lezhës e Vaut të Dejës janë disa nga institucionet e audituar nga KLSH përgjatë periudhës 4-mujore.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara ky dikaster ka dhënë 428 rekomandime, 280 prej të cilëve janë për masa organizative, ndërsa 83 të tjerë për masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë kryer shkeljet. Paralelisht, janë dhënë edhe 5 propozime për ndryshime apo përmirësime ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë