Lajme

KLP shtyn afatin për verifikimin e kandidatëve për kryeprokuror

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi shtyrjen e afatit të Këshillit për verifikimin kandidatëve për kryeprokuror. KLP thirri mbledhje pikërisht, pasi sot përfundonte afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.
Kandidatët tashmë kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për garën për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.
Në fillim të mbledhjes kreu i KLP Gent Ibrahimi tha se ata kandidatë që janë ende në proces vettingu nuk do të shqyrtohen derisa të përfundojë ky proces.
“Në rregulloren që miratuam në datën 19 mars ne morëm një vendim të rëndësishëm, në disa nene të kësaj rregulloreje ne shprehem vullnetin e KLP që ata kandidatë që janë ende ne proces vettingu nuk do të shqyrtohen derisa të përfundojë ky proces”, u shpreh kreu i KLP-së.
Kreu i KLP, Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.
“Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë procedurat”, tha ndër të tjera Ibrahimi.
KLP do të rendisë tri kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve.
Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale, por edhe avokati Lulzim Alushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë