Lajme

KLP nuk pranon në mbledhje anëtarin e ri, Vate Staka

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua raporti për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK.
Ndërkohë që në mbledhje u mor në shqyrtim edhe zgjedhja e anëtarit të ri të KLP, Vate Staka dhe u diskutua edhe pranimi i tij në mbledhje.
Këshilli me 6 vota pro vendosi që z. Vate Staka nuk mund të marrë pjesë në këtë mbledhje. Arsyeja është se duhet pritur nëse do ketë ankimime për zgjedhjen e tij. Prokurori Vate Staka u votua si kandidat për në KLP më 11 prill me 135 vota pro dhe 81 kundër, votim i cili u shoqërua me debate të shumta me kryeprokuroren Arta Marku.
Prokurorët që janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar:
Manjola Kajani
Ened Nakuci
Eugen Beci
Njazi Seferi
Doloreza Musabelliu
Blerim Tominaj
Elisabeta Imeraj
Olsian Cela
Përparim Kulluri
Vladimir Mara


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë