Rend dhe Ligj

KLP liston 15 kandidatët e SPAK, përjashtohet Donika Prela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
KLP ka bërë me dije se do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët:
Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.
Vihet re se nga të përzgjedhurit janë përjashtuar nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Relatori i Komisionit të Posaçëm për SPAK, Aleksandër Becaj, gjatë mbledhjes paraqiti raportin mbi kandidatët e SPAK, që lidhet vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën hetim. Komisioni ka vendosur të përjashtojë nga gara kandidatin Gëzim Cena, me argumentin se nuk plotëson kushtet.
“Pranë KLP erdhën 28 kandidatë, por KLP evidentoi se aplikanti Gezim Cena nuk kishte qenë asnjëherë prokuror siç shprehet ligji, pra nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Për aplikantët Fatmir Hoxha dhe Irena Nino , KLP vlerësoi se të dy kishin qenë prokurorë për sipas kritereve prej 10 vitesh, por nga ana tjetër ata nuk ishin në momentin e garës prokurorë, në një kohë që ligji për SPAK saktëson se kushdo që synon SPAK, do të konsiderohet ai një moment ngritjeje në detyrë. Në këto kushte KLP miratoi listën pa emrat e tyre”, u shpreh Beci.
Gjatë fjalës së tij, Becaj bëri me dije edhe ndryshimet lidhur me kandidatët e tjerë në listë.
“Lista pësoi ndryshime të mëtejshme sepse kandidati Vat Staka u zgjodh anëtar i Klp, zoti Shkëlzen Cena paraqiti dorëheqjen (u shkarkua nga vettingu), zoti Eugen Beci u shkarkua nga vettingu dhe deri në përfundim të procesit ai konsiderohet i pezulluar nga detyra, ndaj KLP vendosi pezullimin e garës për të”, u shpreh Becaj.
KLP iu kërkoi kandidatëve në vijim dosje të hetuara prej tyre, vendime për çështje të ndërlikuara të krimit të organizuar dhe të sekuestrove në zbatim të ligjit Antimafia.
E ndërsa renditja do të bëhet emër për emër, pritet që pas listimit të garuesve, do të vlerësohet nëse do priten edhe vendime të tjera nga vettingu apo SPAK do të ngrihet me numër minimal.
Ndërkohë, sot po zhvillohet seanca dëgjimore për kandidaten Elida Kackini, për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e cila ka dalë para shkallës së parë të vettingut në orën 11:00.

Kandidatët që presin ende vettingun janë:
Altin Dumani
Ndini Tavani
Elizabeta Ymeraj
Elida Kackini
Anton Martini
Doloreza Musabelliu
Klodian Braho
Besim Hajdarmataj
Dorina Bejko
Maksim Sota
Anita Jella
Enkelejda Xhengo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë