Pas shkarkimit të prokurorit Gentian Osmani si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokuroria bën thirrje për aplikime për vendin e mbetur vakant.
Prokurori i Përgjithshëm fton të gjithë prokurorët e interesuar që plotësojnë kriteret për “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të sjellin kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë që afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për të qenë pjesë e garës duhet të behet brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes.
Prokurori Gentian Osmani ka ushtruar funksionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe u shkarkua më 31 korrik nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Largimi nga drejtësia i Osmanit solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.