Trend

Klorofili i lëngshëm, trendi i ri që nuk dihet në bën mirë apo keq

Sipas të rinjve që e kthyen në një trend në TikTok dhe Instagram, po. Nuk është e çuditshme që në ditët e sotme rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram janë  bërë edhe më të përdorur dhe të njohur nga ata që quhen “influencera” të bukurisë.Këto aplikacione përmbajnë truke dhe trende të ndryshme dhe ajo ç’ka njerëzit po provojnë së fundmi është përdorimi i ujit të klorofilit, duke e pirë ose duke e mbivendosur në lëkurë. Klorofili është përbërësi që u jep gjelbërim bimëve dhe ndihmon në fotosintezën. Krijuesit e përmbajtjes me sa duket po e eksplorojnë atë sepse ndikon në shërimin e akneve dhe skuqjeve të shkaktuara nga alergjia ose shenjat post-akne.

Çfarë efekti ka klorofili te puçrrat?

Mjekët alergolog kudo në botë thotë se nuk ka një efekt të menjëhershëm por, çfarë vërtet ndodhë kur e konsumojmë ? Ashtu si bimët, klorofili “tërheq rrezet e diellit në lëkurën tuaj dhe në atë mënyrë ajo mund të luaj një rol në trajtimin e akneve. Ky koncept njihet si terapi praktikuar nga dermatologët. Lëkura është e ekspozuar ndaj dritës blu ose të kuqe dhe kjo vret bakteret që formojnë aknet. Por a është gjithmonë një zgjedhje e mirë kjo gjë? Dermatologët thonë që jo, pasi duke u përpjekur të mbrojmë lëkurën tonë, po e bëjmë më të ndjeshme  ndaj rrezeve të diellit./IndianExpres/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë