Futboll

Klopp: Do ta festojmë titullin edhe me tifozët

Pas plot tridhjetë vjetësh, Liverpool po përgatitet të fitojë kampionatin, por në çdo rast do të jetë një festë speciale me praninë e tifozëve, edhe pse me të gjitha kufizimet shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19: “Herët ose vonë do të vijë dita kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar me tifozët tanë dhe ne do ta bëjmë atë – tha trajneri gjerman.- Ky është Liverpool, ka qenë gjithmonë klub special dhe do të jetë edhe në këtë rast” - tha Jurgen Klopp.

Mungesa e tifozëve nga stadiumi do të jetë e detyrueshme për një kohë të gjatë sipas autoriteteve angleze, por pritja prej 3 dekadash, nuk do ndalë festën dhe paradën. “Kur do të jetë koha e titullit, do të jetë edhe momenti ynë. Kur të kemi mundësi, do të bëjmë atë që duam, një paradë e shkëlqyer për tifozët”- tha gjermani.

Trajneri i Reds, megjithatë, ka një apel për tifozët e Liverpool: " Ne do të duhet të festojmë fitoren e Premier League pa tifozët brenda stadiumit, por nëse e mbajmë veten për më të mirët, të qëndrojmë në shtëpi. Jam i sigurt se janë në anën tonë të gjithë mbështetësit. Ne do t’i paguajmë mbrapsht ata, duke luajtur futbollin më të mirë të mundshëm”  tha Klopp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë