Futboll

Klopp: Anulimi i sezonit i padrejtë, por ka më keq se të mos jesh kampion

Anulimi i sezonit do të ishte i “padrejtë”. Klasifikimi i Premier League, në momentin e ndalesës për shkak të emergjencës Koronavirus, thotë + 25 të Liverpool ndaj Manchester City, me nëntë ndeshje ende për tu luajtur. E megjithatë Jurgen Klopp nuk bën drama në lidhje me një ndërprerje përfundimtare të kampionatit: “Ka gjëra më të këqija në jetë në krahasim me mos shpalljen kampionë. Shumë persona kanë probleme të mëdha dhe shumë kanë humbur jetët”.

“Skenari më i keq që imagjinoj është që dikush dëshiron ta shpallë të pavlefshëm sezonin – ka thënë tekniku e Reds për Kicker – Megjithatë, ka gjëra më të këqija. Shumë persona kanë probleme të mëdha shëndetësore dhe ekonomike. Rifillimi? Qendrat tona sportive janë vendet më të sigurta. Askush nuk mund të infektohet brenda tyre”, përfundoi tekniku gjerman i Reds.

Më herët qeveria angleze është shprehur, se futbolli profesionist mund të rinisë prej 1 qershorit dhe data më e mundshme për të nisur Premier League pas karantinës duket se 12 qershori. Por jo gjithçka shkon sipas planit. Dhe jo vetëm sepse 8 klube nuk janë dakord. Tani edhe lojtarët kanë dalë kundër. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, disa prej lojtarëve më të famshëm kanë lajmëruar klubet e tyre se nuk kanë ndërmend të rinisin stërvitjen, përpara se gjendja e Covid-19 të normalizohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë