Rend dhe Ligj

Klononin karta bankare, arrestohen 3 durrsakë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pasi nëpërmjet klonimit të kartave bankare kanë përfituar shumën 84 mijë euro.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor të koduar “BOOKING”, pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë kriminale të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretisht: B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë