Rend dhe Ligj

Klement Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i Klement Balilit i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka dorëzuar sot kërkesën për gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën e planifikuar për sot ku edhe do të shënohej hapja e gjyqit për Balilin.
Shtyrja e seancës u bë për arsye që të sillej nga burgu vetë Balili, duke qenë se duhet ta kërkojë dhe ai personalisht gjykimin e shkurtuar.
Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza, por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.
Ndërkohë, Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.
Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë