Vende dhe Udhetime

Kjo është Amerika Ikonike sipas National Geographic

Çdo udhëtari që kërkon të shijojë Shtetet e Bashkuara në plotësinë e tyre, do ti duhej shumë rrugë për të bërë. 9.8 milionë kilometra katrorë të vendit janë të mbushura me shumë më shumë autostrada të vetmuara, qytete të dendura, qytete të vogla dhe parqe skenike sesa mund të shihen në një udhëtim të vetëm; ose në disa të tillë.

Parku Kombëtar i Akullnajës, Montana

Por ashtu siç nuk ka një përvojë të vetme amerikane, nuk ka ndalesë përfundimtare të turistëve amerikanë. Nga brigjet me palma deri tek malet e mbuluara nga dëbora, ajo që është ikonike për peizazhin amerikan varet nga vendi ku po qëndron.

Parku Kombëtar Everglades, Florida

Prandaj, National Geographic u bëri një pyetje 22 fotografëve të vet: Kur mendoni “Amerika ikonike”, çfarë destinacioni ju vjen në mendje? Imazhet që ata ndanë, të frymëzuara nga përvojat e tyre personale të udhëtimit nëpër të gjithë vendin, tregojnë gjeografitë, kulturat dhe popujt e ndryshëm të kombit amerikan. Për disa, vendet e egra janë një tipar përcaktues i SHBA-ve. Të tjerë zgjodhën vende të rëndësishme indigjene për të reflektuar mbi historinë komplekse të Amerikës. Shumë të tjerë vendosën të kthehen në vendet e kujtesës - vende të gjalla që ndikuan tek ata si udhëtarë rishtarë, duke përfshirë edhe një histori emigracioni të një familjeje. Të gjitha fotografitë janë realizuar përpara pandemisë së koronavirusit.

Ura e Brooklyn, New York

Për të kuptuar siç duhet 4 Korrikun, eksploroni këto 22 destinacione ikonike në të gjithë Shtetet e Bashkuara përmes lenteve të fotografëve të National Geographic.

Burimi: National Geographic. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë