Rend dhe Ligj

Kishte vrarë një person në SHBA më 2013, arrestohet shkodrani

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se është kapur dhe ndaluar shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, i cili pritet të ekstradohet në Amerikë.

Bregu akuzohet se në vitin 2013 ka vrarë një person në Florida të SHBA-ve, jashtë një restoranti, ndërsa pas ngjarjes i ka ikur drejtësisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Uashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë