66-vjeçari Zeman Kusho i deklaruar nga familja si i humbur prej disa ditësh është gjetur sot i pajetë në Delvinë.
I moshuari nga Delvina ishte deklaruar si i humbur nga familjarët që prej të hënës. 66-vjeçari kishte dalë nga shtëpia si zakonisht për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar, por nuk ishte kthyer më.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshimet e policisë janë se 66-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për temperaturave të larta dhe dehidratimit.
Sipas policisë, viktima nuk rezulton të ketë shenja dhune dhe nga familjarët nuk ka pasur denoncim për konflikte të mundshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.