Peshëngritja shqiptare ka një emër të ri në majën e saj në Evropë. Ai është Kristi Ramadani që e konfirmoi statusin e tij në Kampionatin Evropian të peshëngritjes që po zhvillohet në Kishinjev të Moldavisë. Sportisti shqiptar që konkuron në peshën 81 kg, u ngjit dy herë në podium duke fituar 2 medalje bronzi. Ramadani u rendit i 3 pasi ngriti 186 kg në shtytje dhe të njëjtin vend zuri edhe në dygarësh me 337 kg. Kjo pas vendit të 7 në shkëputje ku ngriti 151 kg.

Një shkallë më poshtë në klasifikimin e përgjithshëm u rendit Erkand Qerimaj. Veterani konkuroi dhe fitoi baterinë B me 150 kg në shkëputje (8), 183 kg në shtytje (5) dhe 333 kg në dygarësh (4). Një ditë më parë në pedanë u ngjit edhe Arbër Çerçizi që konkuroi në peshën 73 kg. Sportisti shqiptar arriti të ngrinte 145 kg në shkëputje (4), 171 kg në shtytje (7) dhe me 316 kg në dygarësh ai e mbylli evropianin në vendin e 5.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.