Rend dhe Ligj

Kishin mbjellë bimë narkotike, arrestohen 3 shtetas në Lazarat

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi kultivonin bimë narkotike.
Në sajë të operacionit policor “SOPOTI”, policia ka ndaluar shtetasit me inicialet A. R., 58 vjeç, B. R. 34 vjeç dhe Ç. R., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Siç njofton policia, këta shtetas ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi në muajin shtator, në oborrin e banesës së tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë bimë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë