Lajme

Kishin ikur për azil, riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

60 shqiptarë, të cilët kishin ikur për azil, janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.
Policia bën me dije 55 janë riatdhesuar nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.
Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë