Ka ndodhur

Kishin destinacion Shqipërinë, sekuestrohen 225 000 paund në një fugon në portin e Barit

Sekuestrohen 225 000 paund në portin e Barit, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.

Mësohet se paratë u gjetën në një fugon me targa angleze, ndërkohë që mjeti do të imbarkohej në traget.

Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve sekuestroi sasinë e parave, në vlerën e afërsisht 250 mijë euro.

Sipas mediave italiane, paratë ishin mbështjellë me mbrojtëse plastike, të futura në fugon, ndërkohë që ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

Drejtuesi i fugonit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë