Kinema

Kinemaja franceze në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Jacques Perrin

fotografi e aktorit

Nga Gazeta Si - Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare në Paris aktori, regjisori dhe producenti francez, Jacques Perrin.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij, cituar nga agjencia “France Presse”.

“Familja ndjehet e pikëlluar t’ju informojë për vdekjen e regjisorit Jacques Perrin, më 21 prill në Paris. Ai vdiq në paqe në moshën 80-vjeçare”, thuhet në njoftimin e dërguar nga djali i tij, Mathieu Simonet. 

Perrin lindi në Paris më 13 korrik 1941, por gjatë një karriere të përbërë nga mbi 70 filma, ai kishte pasur lidhje të thella me Italinë.

Në fakt, rolet e para të të rinjve iu caktuan nga regjisori Valerio Zurlini, i cili iu bashkua me Claudia Cardinale në komedinë romantike “Vajza me valixhen” (1961) dhe Marcello Mastroianni në filmin “Kronika familjare” (1962), në të cilën Perrin luajti rolin e të riut Lorenzo.

Në të njëjtat vite ai interpretoi “L'Année du bac” në skenat teatrale pariziane për më shumë se 400 herë.

Në vitin 1966 Perrin fitoi dy çmime si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Venecia për filmin italian “Një burrë në mes” dhe për filmin spanjoll “La busca”; ndërsa në vitin 1977 prodhoi ndër të tjera “Shkretëtira e Tartarëve” të Valerio Zurlinit, ku luajti edhe rolin e protagonistit të ri, toger Giovanni Drogo.

Roli që ndoshta e bëri atë më të njohur dhe më popullor ishte ai i Salvatores si i rritur në suksesin ndërkombëtar të Giuseppe Tornatore “Nuovo cinema Paradiso’, i cili fitoi Oscarin për filmin më të mirë të huaj në vitin 1990.

Interpretimi i tij ishte gjithashtu i denjë dhe i rëndësishëm në “In nome del popolo sovrano” (1990) nga Luigi Magni, një film italian, ku luajti në rolin e fratit barnabit, Ugo Bassi.

Më pas, ai arriti sukses të madh me filmat mbi kafshët, si “Microcosmos - Il popolo dell'erba” (1996) dhe “Il popolo migratore” (2001), të dy të prodhuar nga studioja e tij Galatée Films.

Perrin kishte dy djem që të dy u bënë aktorë, Mathieu Simonet, i lindur në 1975 dhe Maxence Perrin, i lindur njëzet vjet më vonë, i cili u shfaq përkrah tij në “Djemtë e korit”, në rolin e të riut Pépinot.

Marrë nga Il Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë