Ne rrjet

“Kina të bëhet gati për luftë me SHBA!” Dosja sekrete në tavolinën e Xi Jinping

Pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, Kina mund të përballet me një valë “armiqësie” në përfundim të pandemisë që mund të kulmoje në “një përballje të armatosur” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën kështu thuhet në një raport të brendshëm nga Sigurimi i Shtetit në Kinë, i përgatitur nga Instituti Kinez për Marrëdhënie Ndërkombëtare Bashkëkohore, detajet e të cilit u publikuan nga agjencia Reuters.

Ai thekson ofensiva ndaj Pekinit kërcënon që të komprometojë marrëdhëniet me SHBA-të ndërsa sugjeron se qeveria kineze duhet të përgatitet për skenarin më të keq në të cilin përfshihet edhe mundësia e një përplasjeje ushtarake mes dy fuqive globale.

Në raport thuhet gjithashtu se kriza mes dy vendeve mund të jetë e krahasueshme me reagimin e botës në ngjarjet e dhunshme të vitit 1989 në sheshin Tiananmen.

Kina po vihet në shënjestër të Perëndimit pasi akuzohet se ka reaguar vonë apo edhe ka fshehur nisjen e pandemisë së koronavirusit.

Administrata Trump po formulon një plan afatgjatë për të ndëshkuar Kinën në fronte të shumta për pandeminë, duke i çuar marrëdhnëniet mes dy vendeve në pikën më të ulët. Burime të shumta brenda administratës thonë se presidenti Trump po konsideron sanksionet, anulimin e borxhit të SHBA-së dhe hartimin e politikave të reja tregtare, për të izoluar Kinën.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën se bëri përpjekje për të fshehur shtrirjen e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe fshehjen e ashpërsisë së epidemisë dhe grumbullimin  e furnizime mjekësore.

“Ju keni parë faktet,” tha Pompeo. “Ne mund të konfirmojmë se Partia Komuniste Kineze bëri gjithçka mundet për t’u siguruar që bota mos ta mësonte në kohën e duhur atë që po ndodhte.”

Zyrtarët e administratës Trump kanë bërë presion ndaj komunitetit të inteligjencës amerikane për të përcaktuar origjinën e saktë të shpërthimit të koronavirusit, në ndjekje të një teorie se pandemia filloi për shkak të një aksidenti laboratorik në Kinë. Presidenti të enjten kundërshtoi komunitetin e inteligjencës dhe pretendoi se kishte parë prova që e bënin të besonin se Covid-19 e kishte origjinën në një laborator në Wuhan.

“Ne kemi thënë që nga fillimi se ky ishte një virus që e kishte origjinën në Wuhan. Mendoj se ka ardhur koha që e gjithë bota ta shohë të vërtetën, “tha Pompeo.

Pompeo shtoi se Kina “u soll si regjimet autoritare, duke u përpjekur të fshihte shpërthimin dhe se përdori Organizatën Botërore të Shëndetit si një mjet për të bërë të njëjtën gjë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë